Del “Aman” e Dafinës me Ledrin dhe Lumi B

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar me videoklip kënga bashkëpunim mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B.

Kënga e shumëpritur ‘Aman’ ka dalë sot në kohën të cilën është paralajmëruar.

Tekstin dhe melodinë për këngën e kanë punuar vetë treshja ndërsa videklipi me shumë ngjyra është punuar nga Entermedia.

‘Aman’ ka qenë padyshim ndër këngët më të pritura të kësaj vere dhe që rikthen Dafinën në bashkëpunim me Ledrin pas shumë vjetësh.

Kjo këngë është pjesë e albumit të Dafina Zeqirit, Dafinë moj…, që publikohet së shpejti.

Të ngjashme