Del fotoja, Liberta Spahiu në moshën 15 vjeçare para famës krahë modeleve të njohura ksovare

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një fotografi nga viti 2000 shfaq disa nga modelet më të njohura kosovare në një pozë.

Ato kanë postuar për një ballinë të një reviste me emrin ‘Jeta’, ndërsa data e kësaj reviste tregon 10 qershorin e vitit 2000.

Në foton e realizuar nga Eliza Hoxha, shihen disa nga modelet më të njohura të kohës së atëhershme.

Aty vërehen atëherë modelja, tani aktorja Yllka Gashi, gjithashtu modelja e tani këngëtarja Drenusha Latifi, dhe dy modelet tjera me emrat Tetida dhe Edona, e gjithashtu edhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, shkruan Gazeta Express.

Liberta bie në sy pasi ajo në këtë foto shihet në moshë shumë të re, në fillimet e karrierës së saj dhe duket shumë ndryshe nga ajo që është sot.

Në një fustan të kaltër dhe fytyrën e trupin aspak si e shohim sot, Liberta pozon në skaj krah kolegeve të saj.

Sot Liberta njihet si një femër shumë sensuale me veshje dhe poza gjithmonë shumë ekstravagante, e me disa modifikime që e kanë bërë atë një super-femër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme