Demi Lovato del nga rehabilitimi, fotografohet nën shoqëri të stilistit të modës

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Demi Lovato kohët e fundit ka dal nga qendra e rehabilitimit shkaku i varësisë nga alkooli dhe substancat narkotike.

Këngëtarja është fotografuar jashtë qendrës së rehabilitimit, edhe atë në shoqëri të një mashkulli.

Dyshja u fotografuan duke i mbajtur duart njëri-tjetrit dhe dukej qartë se po e shijojnë këtë moment çdo minutë.

Në fakt, bëhet fjalë për stilistin e veshjeve, Henry Levy, i cili para gjashtë vjetëve themeloi markën “Enfants Riches Deprimes”.

Ndryshe, bukuroshja ishte në qendër të rehabilitimit prej 90 ditësh dhe nuk dihet nëse ka dalë përfundimisht.

Kujtojmë se 26-vjeçarja amerikane për pak humbi jetën më 24 korrik pas një mbidoze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme