Demi Lovato do të luajë në komedinë “Hungry”

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, së shpejti vjen me rol në komedinë e re të kanalit NBC, me titull “Hungry”.

Ylli 28-vjeçar i muzikës gjithashtu do të shërbejë si producente ekzekutive në shoun e veçantë komik, që do të xhirohet me një kamerë të vetme.

Projekti në fjalë është shkruar nga krijuesja e serisë “Hot in Cleveland”, Suzanne Martin, dhe e rrëfen historinë e disa miqve të cilët i takojnë një grupi që përballen me probleme me ushqimin. Kështu ka bërë të ditur revista prestigjioze “People”.

Në serinë “Hungry”, ky grup i shokëve mundohen ta ndihmojnë njëri-tjetrin teksa janë në kërkim të dashurisë dhe lumturisë në jetë.

Përveç Lovatos, në rolin e producentëve të kësaj komedia vijnë edhe Sean Hayes, Todd Milliner, Scooter Braun, James Shin dhe Scott Manson.

Demi Lovato e cila së fundmi ka luajtur në serinë e famshme televizive, “Will & Grace”, gjithmonë ka folur hapur rreth betejës së saj me çrregullimet në ushqyerje, duke e pranuar se ky problem e kishte shtyrë drejt mbidozës me drogë, në vitin 2018.

Ylli i hitit “Sober”, e cila pas mbidozës kishte qëndruar me javë të tëra në spitalin “Cedars-Sinai” në Los Angeles, e më pas edhe në një qendër rehabilituese, gjithashtu ka treguar që para se t’i rrezikohej jeta nga abuzimi me narkotikët, ajo ishte duke e jetuar një jetë të rreme e pushtuar nga presioni për t’u dukur mirë fizikisht. Lovato e ka zbuluar se ajo vazhdimisht po provonte t’i bindë adhuruesit e saj se është e lumtur, kur në fakt nuk ishte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme