Demi Lovato do të performojë në ceremoninë inauguruese të Bidenit president

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, e cila shquhet për zërin unik dhe të fuqishëm, si dhe performancat e jashtëzakonshme live, është përzgjedhur për të performuar në ceremoninë inauguruese të Bidenit president.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në Twitter.

“Jam e nderuar t’iu lajmërojë se do t’i bashkohem Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, në ngjarjen e tyre të veçantë, “Celebrating America”, e cila mbahet më 20 janar në ora 20:30 ❤️🤍💙. Mbeta pa fjalë kur më kërkuan të performoj në këtë event! Na ndiqni përmes kanaleve të ndryshme televizive dhe transmetimeve online në Amerikë”, kishte shkruar Lovato në mesazhin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme