Demi Lovato në një lidhje të re?

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato duket se është në prag të krijimit të një lidhje të re dashurie.

Sipas mediave të huaja, Lovato është duke u takuar shumë shpesh me Mike Johnson, personazh nga show “Beqari”.

Ndonëse janë në fillesat e njohjes Demi dhe Mike e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe që në takimin e parë që kanë patur është vënë re kimia mes tyre.

Gjatë fundjavës që lamë pas ata kanë darkuar së bashku në Los Angelos dhe sipas mediave të huaja ai e ka bërë të qeshë aktoren gjatë gjithë kohës, transmeton opinion.al, përcjellë Klan Kosova.

“Ata kanë plane që të takohen sërish bashkë dhe Demi është shumë e lumtur për këtë gjë”, -janë shprehur burime pranë Lovatos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme