Demi Lovato nuk dëshiron të ketë lidhje dashurie

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato, ka thënë se nuk është duke kërkuar që të ketë një lidhje dashurie.

Këngëtarja 28-vjeçare, ka deklaruar se deri vonë kishte besuar që të qenit në një lidhje dashurie, do t’i krijonte asaj stabilitet, mirëpo më vonë e ka kuptuar se stabilitetin e saj mund ta arrijë edhe pa pasur pranë një burrë.

“E kam vërejtur se gjatë gjithë kohës mendoja se si të kisha një lidhje. Shpeshherë, një lidhje, edhe tek njerëzit e tjerë por edhe të unë, shihet si stabilitet. Mirëpo e kam kuptuar se stabilitetin e gjej më shumë tek vetja ime. Sinqerisht, nuk jam duke kërkuar lidhje dhe jam duke e shijuar jetën kështu”, është shprehur Lovato gjatë një paraqitjeje në “The Ellen DeGeners Shoë”.

Këngëtarja e hitit “Anyone” është ndarë në i fejuari i saj Max Ehrich në shtator të vitit të kaluar, disa muaj pasi kishin nisur lidhjen.

Demi tronditi botën këtë vit duke deklaruar se ishte gati të bënte vetëvrasje dhe se në vitin 2018 kishte qenë shumë pranë vdekjes si pasojë e mbidozës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme