Demi Rose flet për humbjen e prindërve: Bota ime mund të dilte jashtë kontrolli

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Demi Rose, është ndër figurat më të njohura në skenën ndërkombëtare.

Por, pa marrë parasysh jetës së saj luksoze, ajo gjatë viteve është përballur me probleme të shumta, shkruan Daily Mail.

Ajo ka pranuar se bota e saj mund të dilte jashtë kontrollit, pas vdekjes së prindërve të saj.

25-vjeçarja pësoi humbjen e babait të saj, Barrie Mawby në fund të vitit 2019, ndërsa nëna e saj vdiq në qershor të vitit 2019.

Duke folur për Evening Standard, Demi tregoi se si po përballet me tragjedinë e saj personale dhe se si humbja e bëri atë ‘më të fortë’.

Ylli zbuloi se si ajo u detyrua të ‘rritet’ që në moshë të re pasi nëna e saj mbeti me aftësi të kufizuara pas një sulmi në zemër.

“Kur prindërit e mi vdiqën, bota ime mund të dilte jashtë kontrollit, por ju duhet të qëndroni të fortë”, është shprehur ajo.

Ajo vazhdoi duke thënë se u ndihmua shumë duke bërë shumë kujdes për veten dhe duke lexuar libra.

Të ngjashme