Dënohet me burgim kontabilisti që kishte mashtruar Rita Orën

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Një kontabilist, i cili e mashtroi Rita Orën është dënuar me burgim.

Andrew Munday, 38 vjeç, i përdori paratë që i mori nga ylli i popit për të blerë shtëpi dhe relikte të Star Wars, si dhe anëtarësimin në klubin e futbollit Tottenham Hotspur.

Munday i pranoi të nëntë akuzat për mashtrim në Gjykatën e Northamton Crown dhe u burgos me pesë vjet e tetë muaj.

Ai e mashtroi kompaninë e Orës për rreth 3.1 milionë dollarë gjatë shtatë vjetëve, shkruan KOHA Ditore.

Duke folur pas dënimit të mërkurën (8 maj), zv. rreshteri Richard Barnett nga policia e Northamptonshire tha për BBC: “Munday e ka abuzuar pozitën e tij të besimit, gjë që u ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe emocional të gjitha viktimave”.

Të ngjashme