Denzel Washington akuzon mediet se po shesin “palaçollëqe”

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 21:51 | Nga

“Nëse nuk do t’i lexoni gazetat jeni të painformuar, por nëse do t’i lexoni jeni të keqinformuar”. Kjo është deklarata e aktorit të njohur Denzel Washington.

Ai i ka akuzuar mediat se po shesin “palaçollëqe” gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën. Shkak për këtë është bërë me sa kuptohet edhe zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raportimi për deklaratën është bërë në twitter nga “The Hill”, ndërsa lajmi ka gjetur shpërndarje të menjëhershme. Denzel Washington, është një ndër aktorët më të mirë e më të njohur në SHBA dhe është po ashtu fitues i çmimit Oskar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme