Derisa shijon pushimet në Amerikë, Tayna vjen me poza atraktive

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja e njohur shqiptare, Doruntina Shala, e njohur si Tayna, është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Ajo është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe të ndryshme nga përditshmëria, me të cilat mban të informuar fansat e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social, bukuroshja brune ka mahnitur me pozat para pasqyrës, teksa ishte veshur plot stil.

Me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë unike, Tayna në rend të parë ka vënë linjat e saj trupore.

Tayna pothuajse në secilën paraqitje të saj komentohet për tiparet, të fituara kështu përmes ushtrimeve të shumta.

Përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se është duke shijuar pushimet në Amerikë.

Vlen të përmendet se “Qe Qe” titullohet hiti i fundit nga reperja, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj.

Të ngjashme