Dewan: Isha shumë e lumtur si bashkëshorte e Tatumit

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:17 | Nga

Aktorja Jenna Dewan ka folur për jetën e saj pas ndarjes nga aktori i famshëm Channing Tatum.

Në një intervistë për HarpersBazaar, moderatorja e “World of Dance” ka folur për përfundimin e martesës së saj nëntëvjeçare me aktorin duke thënë se kjo nuk kishte të bënte asgjë me karrierën e saj.

Madje, ajo ka thënë se “ishte shumë e lumtur që ishte bashkëshortja e tij”.

“Projektet në karrierën time nuk kanë të bëjnë asgjë as me martesën dhe as me ndarjen tonë. Kush je ti? Çfarë dëshiron t’i dhurosh botës? Çfarë të entuziazmon ty? Këto ishin pyetjet që filluan të më trazojnë, kështu që vendosa që t’i japë jetës time një dimension të ri, të rritem akoma më shumë. Ky është udhëtimi im dhe i askujt tjetër”, ka thënë ajo.

“Duke qenë vetëm, më jep një ndjenjë gëzimi, lirie dhe ekzaltimi, për këtë kapitull të ri në jetën time. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka por jam shumë mendjehapur dhe me shpresë për këtë”, ka vazhduar tutje Dewan.

Kur Dewan tashmë ka 37 vjet, karriera e saj është më e suksesshme se kurrë dhe ajo e di këtë.

“Megjithëse isha në një film shumë të njohur me vallëzim, papritmas agjentët e mi filluan të më thonin të shkoja në audicione duke më porositur ‘Ti nuk je valltare, ti je një aktore. Kjo është ajo që bën ti’. Ishte shumë e çuditshme”, tha ajo duke shpjeguar se pse nuk pati shumë suksese pasi aktroi bashkë me Tatum në “Step Up” të vitit 2006.

“Ata po përpiqeshin të më bënin të përshtatesha në këtë gjë por që unë thjesht nuk e gjeja veten aty, në këtë fushë. Nuk isha mjaftueshëm e pjekur që ta kuptoja këtë. Isha shumë e re – 26, 27,28 vjeçare. Isha thjesht ‘Nuk e di se kush jam’”.

Dewan tha se edhe në këtë kapitull të ri në jetën e saj, ish-bashkëshorti i saj Tatum do ta përkrahë.

“Ka shumë dashuri mes nesh. Ne thjesht po mësohemi me këtë gjë të re në jetën tonë. Ne kemi një energji pozitive mes nesh, duke provuar që të jemi prindër të mirë për Everly. Ne e mbështesim njëri-tjetrin”.

Dewan dhe Tatum e bën të ditur ndarjen e tyre në muajin prill derisa në muajin maj, aktorja kishte thënë për ET se ajo është “shumë mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme