Dhjetë vjet nga krijimi i këngës ‘Suus’, Rona Nishliu tregon arsyen e pjesëmarrjes

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Rona Nushliu është këngëtarja që arriti suksesin më të madh në Eurovision.

Ajo arriti të dërgojë Shqipërinë në vendin e pestë, me këngë ‘Suus’.

Ky sukses nuk u arritë më nga asnjë artistë pjesëmarrës në vitet pas.

E sot kur ky vit po shënon 10-vjetorin e krijimit të kësaj kënge, Rona Nishliu ka ndarë me publikun arsyen e pjesëmarrjes në edicionin e 50-të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo përmes një postimin në Facebook, rrëfeu se kthimi i Orkestrës së plot pas më shumë se dy dekadash e shtyen atë të marrë pjesë.

Postimi i plotë:

Shpesh më keni pyetur “pse konkurrove në FiK 50”?

Dihet se çdo festival fton në sesione informative muzikantët në lidhje me zhvillimet që sjell çdo edicion i ri. Prof Shpetim Saraci, Drejtor Artistik i Festivalit, na mblodhi në Prishtinë për të rejat e edicionit 50. Ajo që më bëri të marr pjesë ishte kthimi i Orkestrës së plotë pas më shumë se dy dekadash! E mendova si privilegj pjesëmarrjen dhe mundësinë për t’u prezantuar në një format të tillë. Rreth 10 ditë prova për “Suus” me Orkestrën e mrekullueshme nën dirigjimin e prof. Alfred Kacinari dhe në piano me profën tim Shpetim Saraci ishin ditë magjike me plot emocione pozitive, dhe s’kishte ku të shkonte më mirë se kaq. E pa ngarkuar totalisht nga ambicia për garë (këtë e dijnë më së miri miqtë e mi backvokalë me të cilët zbardhëm shumë mëngjese bashkë El-Tina Minarolli dhe Armando Likaj) konsiderova këtë prezantim si një pikë të një koncerti solistik që e ëndërroja, aq më tepër që në prova e në çdo ambient përfliteshin emra të tjerë për triumf si Elton Deda, Elhaida Dani, Frederik Ndoci, Kamela Islamaj, etj. Gjithsesi unë e shijova në maksimum këtë eksperiencë dhe në këtë 10 vjetor vendosa të ndaj me ju këtë kujtim të bukur për pyetjen tuaj të shpeshtë. Ju dua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme