Dhurata Dora me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve me projektet e fundit që ka lansuar.

“Zemër” është kënga e fundit e saj në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking, projekti i të cilëve ka thyer rekord shikueshmërie në YouTube.

Pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Dora sot (e premte) ka lansuar këngën e re në duet me artistin gjerman, Moephoenix.

Kjo këngë mban titullin “Ex”, e cila është pjesë e albumit të reperit të lartpërmendur dhe tashmë mund ta gjeni vetëm në platformën muzikore Spotify.

“Shikojeni albumin e ri të vëllaut tim Moephoenix dhe natyrisht se edhe këngën tonë EX”, shkruan mes të tjerash bukuroshja jonë.

Në ndërkohë, këngëtarja 26-vjeçare së shpejti do të nisë edhe turneun e saj të koncerteve jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/

Të ngjashme