Dhurata Dora merr vëmendje me dukjen elegante dhe me shumë stil

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Njihet për shumë projekte të suksesshme muzikore, por ajo iu qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Dhurata Dora, e cila edhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë.

Krijuesja e hitit “Harrom” është paraqitur elegante dhe me shumë stil në imazhet që solli në llogarinë e saj të Instagram-it ku ndiqet nga më shumë se 2.3 milionë ndjekës.

Dhurata shihet e veshur me një kostum lëkure me ngjyrë kafe, dukje të cilës i dha edhe më shumë sharm me një grim të theksuar, vathë të mëdhenj në formë rrathësh, teksa flokët e gjata i la të valëzuara mbi supe.

Brenda pak minutash, këngëtarja pranoi mijëra pëlqim dhe qindra koment nga miqtë e saj të famshëm dhe fansat e shumtë.

Ndërkohë, kujtojmë që Dhurata këtë kohë ka qenë e angazhuar edhe me promovimin e koleksioneve të veshjeve sportive nga “Puma”, imazh i të cilës është prej kohësh.

Ndryshe, projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin, Noizy ‘Mi Amor”, që u lansua gjatë muajve të verës.

Të ngjashme