Dhurata “e përjetshme” e Teutës për Adonisin

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 21:57 | Nga

Se relacioni mes Teuta Krasniqit dhe bashkëshortit Adonis Morinës është për t’u pasur lakmi, kjo nuk do mend.

Dashuria mes dyshes vërehet publikisht megjithëse nuk pompohet shumë mediatikisht.

E një tjetër zhvillim që e vulos këtë relacion, është vendimi mahnitës i Teutës si dhuratë e përjetshme për bashkëshortin.

Ajo në ciklin ‘E vërteta e fshehur e yjeve’ në Klan Kosova deklaroi se terminin e lindjes e ka me 7 Tetor, në ditën e lindjes së Adonisit.

“I kam thënë se këtë dhuratë e ke sivjet dhe më asnjë për tërë jetën, me shaka”, shtoi aktorja e njohur duke qeshur në dokumentar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme