DiCaprio dhe Kristen Wiig do të jenë prezantues të Golden Globe

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 11:15 | Nga

Pas fitimit të trefishtë të këtij çmimi, DiCaprio kësaj radhe do të jetë prezantues i Golden Globe.

Artisti 42 vjeçar, Leonardo DiCaprio, është emëruar si prezantues i çmimeve Golden Globe së bashku me aktoren Kristen Wiig. Ceremonia do të mbahet më datën 8 janar.

Ky është viti i 74-të që po ndahet ky çmim prestigjioz, i cili është prezantuar për herë të parë në vitin 1943 nga Organizata e Shtypit të Huaj në Hollywood. Çmimet që ndahen në këtë ceremoni përfshijnë filmat si dhe televizionin.

DiCaprio ka fituar 3 çmime Golden Globe, për filmat e tij The Aviator, The Wolf Of Wall Street dhe The Revenant.

Të ngjashme