Digjet shtëpia e Iggy Azaleas

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme Iggy Azalea njoftoi se shtëpia e saj është  duke u djegur, si pasoj e zjarrit që ka kapluar Kalifornin ditëve të fundit.

“Unë me të vërtetë jam shqetësuar për shtëpinë time që digjet”, u shpreh reperja në Twitter.

28 vjeçarja njofton fansat e saj që të mos merakosen sepse ajo nuk është në shtëpi, teksa flakët ja morën edhe kopshtin mbrapa shtëpisë.

Azalea kërkoi nga të tjerët që janë aty ta informojnë për gjendjen rreth kanionit të Kalabas.

Shumë njerëz nga Kalifornia e Jugut dhe Kalifornia Veriore janë përballur me zjarrin që preku të premten këto pjesë të ShBA-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme