Dikur biondja më atraktive në botë, Pamela Anderson mbush 51 vjet

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:23 | Nga

Biondja më e famshme në botë dhe lepurushja e dikurshme e Playboy-it, Pamela Anderson, ka mbushur 51 vjet.

Në kohën e transmetimit të serialit “Baywatch”, aktorja ishte një prej femrave më të përfolura në botë.

Format e saja trupore ishin vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërkohë që ajo shfaqej me kostum larjeje si roje plazhi.

Ndërsa edhe pas shumë vitesh, Pamela ka vazhduar të zbukurojë ballinat e revistave të njohura.

Për më shumë, jeta e saj private ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme, duke përfshirë periudhën e martesës me Tommy Lee, me të cilin xhiruan një video pornografike. Ajo ka qenë e martuar edhe me rokerin tjetër, Kid Rock.

Aktualisht spekulohet se Anderson është në lidhje me futbollistin Adil Rami.

Image result for pamela anderson

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme