“Dikur ka qenë fansi im”, Noizy ka disa pyetje për t’i bërë Don Xhonit

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën ‘Noizy’ në një intervistë në “Why Not”, ka folur për raportet me disa nga reperët më në zë të momentit, mes tyre ishte edhe reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhon.

Noizy u shpreh se Don Xhoni ka qenë fans i tij, kur ka qenë i vogël dhe se përë këtë arsye, ai dëshiron të dijë më shumë rreth periudhës kur ka qenë idhull për të duke i bërë disa pyetje.

Pavarësisht ‘dissa-ve’ që kishin para disa muajsh, tashme duket se reperët janë pajtuar, pasi ndër tjera, Noizy e përgëzoi Xhonatanin për suksesin që ka arritur.

“Nëse do isha në një shtëpi me Don Xhonin, do bëja stërvitje bashkë me të, do i bëja ca pyetje. Do qeshnim bashkë, e di që ka qenë fansi im ku ka qenë i vogël. Do e pyesja sa vjeç ka qenë kur ka qenë fansi im. Do e pyesja a ka rastisur të ketë qenë në ndonjë koncert timin kur ka qenë i vogël. Do e përgëzoja për suksesin që po korr. Bravo i qoftë!”, u shpreh ai.

Të ngjashme