Dikur kanë qenë “çift” sot e “urrejnë” njëri-tjetrin

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, tashmë kanë hyrë në javën e katërt. Shpeshherë në shtëpi janë krijuar tensione mes banorëve, e që nga debatet kanë filluar të ofendojnë njëri-tjetrin.

Aktorja, Monika Lubonja dhe Donald Veshaj që nga java e parë nuk kanë pasur raporte të mira mes veti, kur edhe banorët u ndanë në dy grupe.

Monika shpeshherë e ka ofenduar Donaldin, por që mbrëmë pas spektaklit ky i fundit i kërkoi falje dhe raportet mes dyshes u përmirësuan.

Kujtojmë se dyshja para tri viteve kanë qenë pjesëmarrës të spektaklit “Dance with me” dhe në këtë garë kanë qenë çift.

Të ngjashme