Dikur shanin njëri-tjetrin, tani Mozzik dhe Loredana të pandarë

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Për më shumë se një vit çifti Loredana dhe Mozzik u ndanë.

Por, tanimë dyshja po shfaqen gjithë kohës së bashku, e që pamje nga përditshmëria e tyre po publikojnë edhe në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net.

Duket se Loredana dhe Mozzik kanë lënë gjithçka anash, për t’u bashkuar e për të shijuar edhe çdo moment.

Ndonëse jeta e tyre është mes Zvicrës dhe Kosovës, çiftit nuk po i mungojnë as pushimet në vende të ndryshme së bashku me vajzën e tyre të vetme, Hanën.

Përveç kësaj, çifti i shumë përfolur solli edhe një këngë bashkë, vetëm dy javë më parë, kënga me titull “Oh Digga”.

Të ngjashme