Diona Fona publikon projektin e ri “Baje”

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Diona Fona është njëra nga këngëtaret më të ëmbla në estradën shqiptare, pasi edhe përçon energji pozitive te fansat e saj.

Përpos dukjes së përsosur fizike, ajo ka arritur që deri më tani të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave edhe përmes interpretimit të veçantë të këngëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Diona ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re.

“Baje” titullohet projekti i radhës, që e ka shfaqur bukuroshen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Ertug, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Yll Limanin.

Paraqitja e saj në klip ka qenë njëra nga më uniket deri më tani, me kujdesin e grimueses Erezana Zeka, floktarit Kaci Lleshi, e të gjitha këto i ka filmuar Valon Aziri.

Ndërkaq, projekti paraprak nga këngëtarja ishte “Ti je”, që erdhi në bashkëpunim me reperin EAZ.

Të ngjashme