Disney prezanton shërbimin e ri streaming Disney Plus

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Disney po e prezanton video-shërbimin i cili parashikohet të jetë shumë i suksesshëm dhe i cili synon ta rrëzojë pionierin e industrisë së streaming dhe ish-aleatin e vlefshëm, Netflix.

Shërbimi Disney Plus është duke u përgatitur për më shumë se një vit, por e enjtja e shënoi herën e parë që kjo shtëpi e fuqishme mediatike i ka prezantuar planet për sulmet e saj kundër Netflix si dhe disa konkurrentëve të vështirë, duke përfshirë Amazon, HBO Go dhe Showtime Anytime.

Image

Disney Plus do të fillojë të funksionojë në SHBA më 12 nëntor me një çmim prej 6.99 dollarësh në muaj, ose 69.99 dollarë në vit. Kjo është shumë më poshtë tarifës mujore prej 13 dollarësh sa i kërkon Netflix për planin e vet më të popullarizuar të streamingut, duke e sinjalizuar vendosmërinë e Disney për të tërhequr abonentë, ndërkohë që përpiqet të bëhet lojtar i madh në një fushë që e ka shndërruar “shikimin e pandërprerë të serialeve (binge watch)” në një ritual të zakonshëm, shkruan KOHA Ditore.

Seritë e reja tashmë të planifikuara përfshijnë “The Mandalorian”, seria e parë aksion “Star Wars”, e krijuar nga Jon Favreau; një pararendëse për filmin e “Star Wars”, “Rogue One”, ku luan Diego Luna; një seri rreth karakterit të Marvel, Loki. me Tom Hiddleston; një ribërje e serisë “High School Musical” dhe një seri e re dokumentare e fokusuar në Disney.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme