Distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin, Atdheu ka disa fjalë për Antonelën

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Pasi Atdheu zbuloi puthjen e fshehtë mes tij dhe Antonelës, në studion e “Për’puthen” u ndez një debat i madh.

Për shkak të përplasjeve të ashpra që u bënë aty, Elvisi u detyrua që të largohej nga programi.

Më pas u tha se edhe Atdheu ishte pezulluar nga emisioni, edhe pse ai u shpreh se në fakt e kishte marrë vetë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkroi Atdheu.

Distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin, Atdheu “thumbon”

Edhe pse nuk është më pjesë e programit, ai përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar se e ndjek emisionin. E së fundmi ka hedhur sërish një thumb për Antonelën, për të cilën u bë një debat i ashpër.

Ditën e djeshme, ajo u shpreh se distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin dhe se ja lë rrugën të lirë Ledjanës. Më pas Antonela mes lotësh tha se e do aq shumë Mevlanin sa po e lë lirë që të vazhdojë jetën me njeriun që ai ndjen më për zemër.

Distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin, Atdheu “thumbon”

E pikërisht në lidhje me këto fjalët e fundit, Atdheu ka vendosur që të reagojë. Në një postim në “Instastory”, ai shkruan:

“1.Unë e marr gjithmonë atë që du

2.Puth atë që ‘nuk e don’

3.Atë që e du, po e lej vetëm se e du t’lumtur”.

Të ngjashme