Ditë e veçantë për Ronela Hajatin, këngëtarja feston ditëlindjen e 32-të

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Është një prej artisteve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare, ndërsa mbetet aktive me projekte të shumta muzikore.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati sot (e enjte) ka një ditë speciale, kjo sepse po feston ditëlindjen e 32-të.

Këngëtarja e njohur në këtë ditë të veçantë ka pranuar urime të shumta nga adhuruese e miq të saj, disa nga të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ndërsa, kujtojmë që kënga e fundit e këngëtares është bashkëpunimi me reperin nga Kosova, Vig Poppa “Alo”.

Ndryshe, kohë më parë Ronela i dha fund lidhjes me këngëtarin Young Zerka me të cilin prej kohësh jetuan një histori dashurie. 

Të ngjashme