Dj Blunt dhe Real 1 lansojnë projektin e ri

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 16:30 | Nga

DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar projektine ri të tyre.

“Qika jeme” titullohet kënga e re e Dj Blunt dhe Real 1 që kështu kthehen fuqishëm në skenë.

Dyshja ka bashkëpunuar me Florent Boshnjakun për këtë projekt mjaft interesant.

Videoklipi është punuar nga Dream House Studio dhe sekuenca të klipit janë regjistruar në Shqipëri në shtëpinë e Iron Brush Tirana, te artisti i tatuazheve Luca.

Blunt shihet duke bërë tatuazh, teksa shihen valltare provokative pikërisht në këtë shtëpi të famshme të realizimit të tatuazheve.

“Qika Jeme” është rikthim i dyshes në skenën muzikore shqiptare, kurse atë të veçantë e bën pikërisht klipi.

Luca u ka realizuar tatuazhet pjesës më të madhe të estradës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme