DJ Blunt dhe Real 1 sjellin videon e “1 problemi”

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 15:27 | Nga

Javët e kaluar u bë temë e rubrikave rozë shkaku i një problemi mes kolegëve të estradës.

Por, sot ka dyshja e reperëve kanë sjell projektin e ri muzikor në tregun shqiptar.

DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar këngën e titulluar “1 Problem”, të cilin e kanë shoqëruar me video.

Për këtë të fundit është përkujdesur kolegu i dyshes, reperi i njohur BimBima, i cili ditë më parë kurorëzoi lidhjen me martesë.

Theksojmë se për tekstin janë përkujdesur vetë autorit e këngës ndërsa për muzikën i ka ndihmuar edhe Florent Boshnjaku.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e dyshes, pasi që kanë paralajmëruar edhe disa të tjera për këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme