Dj Dagz flet për sherrin me Ilirin

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Bujë të madhe bëri deklarata e Ilirit kundrejt kosovarëve në BBV.

Dagz sot është i ftuari i radhës në Fan Club ku ka treguar në detaje eksperiencën brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

Ai ka pas raporte jo të mira me Ilirin i cili e ka prekur në një temë që sipas Dagz nuk është dashur t’i rrjedhë fare ajo fjalë.

“Unë jam shqiptar, ti je kosovar” kështu ishte shprehur Iliri të cilin Dagz e kishte injoruar keq.

Derisa sot në Fan Club ai tha se kjo është një temë delikate dhe nuk preferon as të flasë.

Ai u shprehë se në momentin që Iliri u shpreh kështu i ka ardhë edhe për të vjellë.

Ndaj s’ka preferuar të flasë për këtë temë e t’i mbesë përherë njollë në jetën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme