Dj Dagz tha se Arjola nuk bën asgjë, reagon Adriana: E vetmja që e ka mbajt shoqërinë prej fillimit e deri sot

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Dagz ka realizuar një bisedë me Einxhel për Arjolën.

Sipas dj-t nga Kosova aktorja shqiptare Arjola Demiri nuk po bën asgjë në shtëpi.

Ai ka thënë se për 100 ditë qëndrimi Arjola është përfshirë vetëm njëherë në një debat me Donaldin, derisa krahason banorin e ri Arbrin dhe ish banorin Eltionin të cilët për 5 ditë qëndrimi kanë dalë në Prime tri herë.

Këto fjalë nuk i ka marrë si të mirëqena shoqja e ngushtë e Arjolës deputetja kosovare Adriana Matoshi.

Ajo ka reaguar në instagram duke shprëndarë videon ku Dagz dhe Einxhel flasin për Arjolën e më pas ka radhitur pikat të cilat sipas Adrianës e bëjnë Arjolën si një nga banoret më të forta aty brenda.

Një nga pikat që ka theksuar aktorja është shoqëria që ka mbajt Arjola prej fillimit deri sot mbase duke thumbuar Arbrin për mikun e tij Pm, me të cilin nuk doli nga shtëpia ashtu siç e kishin bërë me fjalë.

Kujtojmë, se me 6 nëntor Adriana kishte suprizuar Arjolën duke e vizituar në Big Brother Vip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme