DJ Erick Morillo, i njohur për hitin “I Like to Move it” vdes në moshën 49 vjeçare

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

DJ Erick Morillo, i njohur për hitin e vitit 1993 “I Like To Move It”, është gjetur i vdekur në Florida.

DJ i njohur ndërkombëtarisht u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Florida të martën në mëngjes, tha policia.

Ernesto Rodriguez, një zëdhënës i Policisë së Miami Beach, ka thënë për CNN se nuk kishte asnjë shenjë dyshuese dhe se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor Miami-Dade.

Morillo u arrestua muajin e kaluar me akuzën e ngacmimit dhe abuzimit seksual ndaj një DJ femër, me të cilën performoi në një festë private në dhjetor të 2019. Ai ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë të premten.

Artisti, i lindur në Kolumbi, kishte një ndikim të madh në muzikën ‘house’ gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

I njëjti u rrit në New York dhe New Jersey, gjersa nisi të punonte si DJ në dasma dhe shkonte në një shkollë private për gramatikë.

Por ishte kënga e tij “Reel 2 Real”, “Go On Move”, e njohur ndryshe si “I Like To Move It”, që e bëri atë një emër të njohur.

Projekti u bë pjesë e shumë videove, reklamave e filmave përgjatë viteve, së fundmi edhe në filmat e “Madagascar”.

Ai fitoi tri herë çmimin si “DJ më i mirë i vitit”,kurse vitet e fundit performoi në Ibiza dhe Australi.

Të ngjashme