DJ Geek i shpreh publikisht një dëshirë Dafinës, gjejeni se çfarë i kërkoi

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan disa ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre.

Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin.

Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri!

Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë. Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij.

Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares. Ata nuk i fshehin më komentet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dafina ka publikuar disa foto nga xhirimet e këngës “Mos shko”, duke shkruar “Nëse do shprehje 4 dëshira, çfarë do ishin?”

Dhe e dini çfarë dëshire shprehu DJ Geek? “Ty këtu tani!”-ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ishin bashkë. Dafina i ka komentuar me disa emoji duke ikur me vrap!

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

Të ngjashme