Dj kosovar, së shpejti bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Fama e tij ka kaluar kufijtë shqiptarë, ndërsa pas disa projekteve që janë kthyer në hite botërore dhe kanë bërë namin në rrjetet sociale si “Ride It” dhe “Secrets”, Dj kosovar Regardi ka një befasi tjetër për adhuruesit.

Artisti i njohur, pritet që shumë shpejt të sjellë një bashkëpunim tjetër ndërkombëtar, me një nga emrat më të njohur në botë.

Burime të Indeksonlinet kanë bërë të ditur se Regardi po sjell një bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan, Tyga.

Kënga është drejt finalizimit dhe pritet të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip.

Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë Regardi ishte shqiptari i tretë, bashkë me Dua Lipën dhe Ava Maxin, që u nominua në dhënien e çmimeve “Los40” në mesin e emrave më të njohur ndërkombëtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme