DJ PM reagon pas daljes së Dagz-it nga shtëpia e famshme

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”, janë larguar dy banorë, e para që u largua ishte këngëtarja Xheisara, e cila ishte në nominim gjatë kësaj jave, ndërsa banori i dytë që la shtëpinë ishte Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz.

Kujtojmë, se Arbëri kishte hyr në shtëpinë e famshme si një banor i vetëm me mikun e tij të ngushtë, Pajtim Krasniqin të njohur si DJ PM.

PM pas daljes së Dagzit ka reaguar në rrjetin social “Instagram” duke i thënë se është krenar për të.

“Krenar me ty vëlla, tash është koha #PMandDagz. Të dua vëlla deri në vdekje”, u shkroi ai.

Ndërsa, në nominim për t’u larguar nga shtëpia janë: Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj.

Të ngjashme