DJ Regard mahnit me performancën e tij në Australi

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Artisti me prejardhje nga Kosova, DJ Regard, çdo ditë e më shumë është duke u ngjitur drejt majave të suksesit në tregun internacional.

Projektet e tij janë pëlqyer tejet shumë gjatë vitit që lamë pas dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në platformat e ndryshme muzikore.

Ndonëse i tillë po vazhdon të jetë edhë këtë vit, Dardan Aliu (emri i vërtetë i artistit) ka filluar të jetë i pranishëm edhe në shumë prej koncerteve të mëdha botërore.

View this post on Instagram

@wine_machine #australia 🇦🇺 #Tour #rideit @leafmanagement

A post shared by Regard (@djregardofficial) on

Ai së fundmi ka performuar në Australi në “Wine Machine”, ndërsa ka mahnitur publikun me interpretimin e tij.

I njëjti u shfaq para mijëra shikuesve për të performuar hitet e tij përfshirë “Ride It”, me të cilin ka arritur famë të madhe gjithandej.

Madje, Regard është ndër artistët e vetëm shqiptarë që po pushton botën me muzikë nisur nga turneu i tij në Australi, e më pas me vazhdim në Evropë dhe Amerikë.

Ndërkohë, me rastin e pandemisë globale edhe artisti nga Ferizaj është dashur t’i anulojë disa prej shfaqjeve nga turneu në Australi.

“Po ju njoftoj që pesë prej gjashtë shfaqjeve të mia nga turneu në Australi janë anuluar për shkak të coronavirusit. Më i rëndësishëm është shëndeti ynë. Ju njoftoj se në cilin muaj do fillojmë turneun në Australi”, ka shkruar mes tjerash DJ Regard në njoftimin e ndarë me ndjekësit në Instagram./T

Të ngjashme