DJ Snake grumbullon reperët e popullarizuar në këngën “Enzo”

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Pasi e pushtoi botën me hitet, si “Lean on”, “Taki Taki” e “Let Me Love You”, DJ Snake ka treguar se për të nuk ka kufi.

Tashmë është lansuar kënga e re, “Enzo“, e cila po ashtu pritet jetë shndërrohet në hit. Ndërsa që të ndodhë kjo, i ka grumbulluar disa prej emrave më të popullarizuar të ditëve të sotme.

Offset (Migos), 21 Savage, Sheck Wes e Gucci Mane, janë emrat e rinj me të cilët ka bashkëpunuar (pas Cardi B, Selena Gomez e Ozuna në “Taki Taki”).

Muzika e re e zhanrit trap është përfshirë në listën e hiteve muzikore të DJ Snake, këngët e të cilit në total numërojnë mbi tetë miliardë klikime në YouTube.

Titulli “Enzo” i është vënë këngës sipas konstruktorit të famshëm italian, Enzo Ferrari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme