DJ-të kosovarë kanë një kërkesë për “Vëllain e madh”

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother VIP”, kanë hyrë dy DJ kosovarë, Dagz dhe PM, të cilët menjëherë pas hyrjes kanë arritur që të krijojnë atmosferë brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, Dagz kujtoi se do të luajë një nga derbit lokal më të mëdhenj në botë, Milan – Inter.

Ata kishin një kërkesë nga “Vëllai i madh” që të ua mundësonte të shihnin të paktën këtë ndeshje në shtëpi, pasi PM tregoi se është tifoz i skuadrës kuqezinj, Milanos.

Në një moment, Pajtimi e tha me shaka se ndoshta tani “Vëllai i madh është në gjumë”.

Të ngjashme