Dje dhe sot- dikur armiq e sot miq

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 13:44 | Nga

“Dje dhe Sot”, bashkëpunimi që shumë pak njerëz e pritën.

Noizy dhe Ledri dikur ishin armiq të përbetuar, marrë parasysh labelin ku bënte pjesë Ledri (Babastars) dhe në atë që bën pjesë Noizy (OTR) – dy grupe që ishin në konflikt për shumë kohë, dhe vazhdojnë te jenë akoma, edhe pse sot reperi kosovar, vazhdon rrugën i vetëm…

Në internet vazhdojnë të qarkullojnë videot ku Vula shihet me Getin, Skivin e Dj Jungle, teksa i kundërpërgjigjen Noizyt, për shkak të një përleshje që ndodhi mes tyre, njofton Klan Kosova.

Në video, Ledri merr përsipër fjalimin për ta fyer reperin nga Shqipëria. “Deri n’vdekje Babastars” thotë mes të tjerash Vula. Videoja u publikua më 27 prill të vitit 2012.

Nuk kaluan shumë orë, ishte Noizy ai që të nesërmen publikoi një video tjetër për të “dëshmuar” që s’mori asnjë plagë nga përleshja me Babastars, madje ai tregoi edhe zinxhirin prej ari të cilin e mori nga njëri prej anëtarëve të Babastars. Videoja u publikua më 28 prill të vitit 2012.

Nuk kaloi shumë kohë dhe gjithçka përfundoi kur Ledri në atë kohë ishte në lidhje me Dafina Zeqirin, e një ditë u rrah nga Krenar Çoçaj (siç e dini, Krenari ishte në lidhje për shumë kohë me Dafinën). Përleshja mes Ledrit u Krenarit bëri edhe me bujë për faktin se Getoar Selimi i cili ishte poashtu mik me Krenarin, nuk i doli në mbrojtje Ledrit, të paktën kështu u raportua, por asnjëherë nuk u konfirmua se çfarë në të vërtetë ndodhi në natën kur Vula u rrah nga Çoçaj.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën u akuzuan se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës (Ledri ishte me Getin në veturë).

Më pas, Ledri u zhduk, u shkëput për dy vjet nga muzika, ndërkohë që Babastars po vazhdonin të krijonin këngë të reja.

Në anën tjetër, edhe Noizy vazhdonte të rritej dita ditës më shumë në karrierë.

Por, erdhi koha për rikthimin e Ledrit. Ishte viti 2014, kur ai goditi me këngën “100 probleme”, projekti i cili u shndërrua në një hit dhe ktheu Vulën më fuqishëm se kurrë më parë në skenat e muzikës shqiptare, por kësaj radhe të vetëm…

Tani, në ndërkohë që Ledri po krijonte hite, ndodhi përleshja e radhës… Noizy u plagos.

Fillimisht dyshohet se konflikti ka nisur në hollin e hotelit, ku anëtarët e OTR janë përplasur me “Skivin”, një prej këngëtarëve të Babastars. Pas kësaj, ky i fundit ka njoftuar miqtë e tij, mes tyre dhe këngëtari Cozman.

Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë prej të cilës u plagos Noizy dhe Varrosi. Por, për fat të mirë, të dy shpëtuan me lëndime të lehta, dhe sot vazhdojnë karrierën muzikore.

Gjithçka u harrua për pak kohë, por diçka tjetër ndodhi papritur. Noizy dhe Ledri u bënë miq.

Armiqtë që dikur po i bënin “diss” njëri-tjetrit, nisën të ndiqeshin në Instagram. Më pas, filluan të qarkullonin zëra se të dy po përgatiteshin për një bashkëpunim, por dyshja s’po konfirmon asgjë duke qëndruar të heshtur me vetëm komente e likes në Instagram dhe mbështetje për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por, hapin e madh e bëri Noizy kur postoi një foto me Ledrin, fotografia e cila ka më së shumti likes në llogarinë e tij, kështu duke konfirmuar se artistët po vijnë së bashku me diçka të re.

Dhe ja ku jemi. Më 22 Nëntor të këtij viti erdhi bashkëpunimi mes dy reperëve më të suksesshëm shqiptar, që kohë më parë s’e shihnin njëri-tjetrin me sy.

Disa fansa të dyshes e pritën mirë këtë rregullim marrëdhëniesh e disa prej tyre jo.

Sido që të jetë, “Dje & Sot” shënon afër pesë milionë klikime në youtube. Ledri dhe Noizy janë bërë miq të mirë, dhe të dy kanë arritur të kenë një karrierë tejet të suksesshme në shoëbizin vendor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme