“Do filloj të qaj nëse vjen, do e merni vesh sa e dua”, Graniti flet për të dashurën

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kanë sqaruar raportet e tyre duke i dhënë fund mundësisë për të pasur diçka më shumë, Graniti dhe Fifi vazhdojnë të qëndrojnë shumë të afërt me njëri-tjetrin si shokë.

Arsyeja pse Graniti bëri këtë hap duket se qenka diçka e lënë pezull jashtë.

Mbrëmë teksa po bisedonte me Fifin ai zbuloi se ka një marrëdhënie të komplikuar jashtë me dikë që ka bashkëjetuar.

“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti i prekur, që më pas foli më shumë për vajzën pejane që i ka vjedhur zemrën.

“Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, i tha Graniti Fifit.

Ndërkohë, këngëtarja, e befasuar nga deklarata e tij, e pyeti pse nuk e kishte treguar që në fillim, para se të krijonin aq shumë afrimitet.

“Nuk e thashë sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë unë ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh’”, tha Graniti.

Në fund të bisedës, Fifi i tha se tani ajo do të sillej edhe më keq, me vajzat në shtëpi, kryesisht hyrjet e reja, që mund t’i afrohen Granitit, duke mos e kursyer edhe ironinë.

“Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, tha Fifi, mesa duket referuar Sarës, për të cilën para rrëfimit të Granitit, shprehu hapur xhelozinë.

Të ngjashme