Doja Cat zbulon se ka qenë e infektuar me COVID-19

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja e njohur, Doja Cat, ka zbuluar se ka qenë e infektuar me COVID-19, disa javë pasi njerëzit kanë qenë të koncentruar në këtë temë.

24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë një interviste në Capital XTRA, shkruan Daily Mail.

“Unë u infektova me COVID. Sinqerisht, nuk e di se çfarë ndodhi, thjeshtë u infektova” është shprehur ajo.

Krijuesja e hitit “Say So”, ndër të tjera shtoi se pasi e vërtetoi, nuk kishte fare frikë.

“Jam mirë tani. Pata simptoma për katër ditë, por tani jam shumë mirë”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, deri më tani një gjë e tillë nuk ka qenë e ditur, por pas lajmit fansat e saj treguan shqetësim në rrjetet sociale. 

Të ngjashme