Don Arbas së shpejti vjen bashkëpunimi i ri me Lyrical Son (Video)

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 15:20 | Nga

Kompozitori dhe producenti i njohur Don Arbas vazhdon të jetë mjaft produktiv sa i përket punës me artistë të tjerë, e ndërsa bëhet e ditur se së fundmi ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Ai ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video, ku shihet duke punuar për këngën e tij më të re bashkë me reperin Lyrical Son.

Don Arbas ka bërë të ditur edhe titullin e këngës i cili do të jetë “Veni Vidi Vici”, një thënie e famshme që në gjuhën shqipe do të thotë: “Shkova, pashë, fitova”.

Kënga është gati e finalizuar, gjersa në të kaluarën bashkëpunimet e P.I.N.T me Don Arbas, kanë qenë gjithnjë hite.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme