Donaldi habit me reagimin në momentin kur e sheh për herë të parë Borën në ekran

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Mbrëmë Bora Zemani ishte mysafire në shtëpinë e “Big Brother”, pasi kishte kërkuar të takohet me Semin.

Kujtojmë, që Donald Veshaj dhe moderatorja, Bora Zemani kanë qenë në lidhje për më shumë se 2 vite. Në momentin që Bora u shfaq në ekranin e shtëpisë, reagimi i Donaldit habiti ndjekësit, pasi ky i fundit nuk e kishte parë atë që disa muaj.

Por, pas takimit me Semin ishte Donaldi ai që kërkoi të takohej me moderatoren e njohur, takim ky që ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale.

Bora i tregoi se e ndjek 24 orë, derisa Donaldi thoshte se është ende i turbullt. Gjatë gjithë kësaj kohe, banorët që ishin brenda brohorisnin “puthe, puthe, puthe”.

Më pas, ata edhe u puthën, puthje të cilën Donaldi e quajti “shoqërore”.

Të ngjashme