Donaldi në gjyq me dajallarët për disa toka

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një bisede me disa nga banorët e shtëpisë, ditën e sotme Donald Veshaj ka ndarë një detaj që lidhet me disa cështje familjare që nuk i pati ndarë më parë.

Gjatë bisedës së konkurrentëve, ka nisur diskutimi që lidhet me përplasjen e Donaldit me Ilir Shaqirin, si rrjedhojë e ngacmimeve të njëpasnjëshme të Antonelës. Ishte ajo që iu referua Ilirit si “të dashuruar pas Donaldit” dhe që “i shkëlqejnë sytë sa herë flet me të”.

Kështu, gjatë bisedës, aktori tregoi se kishte të hapur një proces gjyqësor me disa familjarë.

“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”– është shprehur ndër të tjera aktori i humorit.

Konfliktet midis dy banorëve, Ilirit dhe Donaldit, kanë nisur pothuajse që në fillim të garës, ndërkohë që të dy ata janë konsideruar si konkurrentë mjaft të fortë, finalist dhe pretendentë për cmimin e madh.

Të ngjashme