Donjeta Morina dhe Skerdi sjellin këngën e re “Falma”

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi, ka publikuar këngën e re dhe këtë herë ai vjen në një bashkëpunim.

Ai ka bashkuar forcat me këngëtaren Donjeta Morina, projekti i të cilëve vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet Skerdi me Kennz, kurse për muzikën është përkujdesur po ashtu Skerdi bashkë me producentin Bini Diez.

Ky klip atraktiv i është besuar produksionit nga Prizreni “XL Films”.

Kjo është hera e parë që dyshja sollën një këngë të përbashkët, të cilën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Edhe në këtë video muzikore, Donjeta erdhi me një paraqitje mjaft atraktive, duke marrë vëmendje me dukjet e ndryshme në klip, shkruan telegraf. Ndryshe, kjo e fundit debutoi në muzikë këtë vit dhe për publikun shqiptar u bë më e njohur që nga bashkëpunimi me 2Ton, “Sa Gabime”, këngë kjo që u mirëprit nga fansat e dyshes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme