Drake dhe Cardi B dominojnë në listën e Spotify

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 13:12 | Nga

Fundi i gushtit është duke u afruar dhe të gjithë duhet të përballemi me realitetin kur vera ka mbaruar.

Dhe Spotify po jep disa të dhëna të vlefshme për botën e muzikës gjatë muajve të verës dhe ndoshta nuk është habi kur mësojmë se përgjigja është Drake.

“In My Feelings” kryeson listën botërore të këngëve të verës 2018 në Spotify me 393 milionë dëgjime nga 1 qershori deri më 20 gusht.

Dhe jo vetëm 5 këngët e albumit të Drake , Scorpion ndodhen në Top 20 të Spotify përfshirë “God’s Plan,” “Nice For What,” “Nonstop,” dhe Michael Jackson-ft “Don’t Matter To Me”.

Pas Drake listën e kryeson Cardi B.

Kënga e saj “Girls Like You,” në bashkëpunim me Maroon 5 listohet si kënga e dytë më e transmetuar e verës me 293 milion dëgjime ndërsa kënga e saj “I Like It” ndodhet në vendin e tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme