Drake ndihmon një strehimore për gra dhe fëmijë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 08:59 | Nga

Drake ka pasur një javë të mirë dhe me dhuratën e tij do të ndihmojë shumë gra dhe fëmijë në Miami për disa vite.

Ai ka dhuruar një donacion për strehimoren “Lotus House” e cila ofron strehim për gra dhe fëmijë.

Drake dhuroi lodra për 140 fëmijë, një dhurate nga Target në vlerë prej 130 dollarë për gratë si dhe një çek prej 50,000 dollarësh për nevojat e kësaj organizate.

Këto para do të përdoren për ndërtimin e një strehimore të re.

Nga kjo organizatë janë shprehur tejet të lumtur me dhuratën e këngëtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme