Drake në lidhje me mbesën e Michael Jacksonit?

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 21:00 | Nga

Reperi i famshëm Drake që pas lançimit të hitit të padiskutueshëm “In My Feelings” ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private e sentimentale.

Së fundmi përflitet se ai është në një lidhje të re me modelen 18-vjeçare Bella Harris e cila gjithashtu është vajza e Janet Jackson, këngëtares së famshme që është edhe motra e Michael Jackson.

Aludimet nisën pasi kjo e fundit postoi një foto me reperin në profilin e saj të Instagram-it ku shkruante: “Nuk ka vend tjetër ku do të doja të isha”.

Drake është famëkeq për lidhjet e tij të shumta me vajzat në industri por sa i përket marrëdhënies me Bella-n ai ende nuk ka dhënë asnjë koment.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme