Drake shoqërohet nga djali në “Billboard Music Awards 2021”, ndërsa fitoi çmimin “Artisti i dekadës”

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Djali i Drake, Adonis, bëri një paraqitje të befasishme në “Billboard Music Awards” të së dielës, duke iu bashkuar babait të tij në skenë ndërsa fitoi çmimin “Artisti i dekadës”.

Reperi, 34 vjeçar, mbante djalin për dore para se ta ngrinte te mikrofoni dhe të thoshte: “Unë dua të ta kushtoj ty këtë çmim”.

Tre vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u kapur në këmbën e babait të tij.

Ndërkohë, The Weeknd ishte fituesi më i madh i natës, duke marrë në shtëpi rreth 10 çmime nga 16 kategori që ishte nominuar.

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vite më parë në Billboard kishte rrëmbyer edhe nëntë trofe.

Sido që të jetë, këtë vit ceremonia u mbajt nën masa të rrepta në Microsoft Theater në Los Angeles për shkak të situatës me coronavirus.

Drake dhe djali i tij, Adonis (Foto: Getty Images)

Dua Lipa sivjet ishte e vetmja shqiptare e nominuar në “Billboard Music Awards” në katër kategori, por që nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim.

Ajo u nominua për: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme