Dua dhe Rita nominohen në të njëjtën kategori në Echo Awards

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:50 | Nga

Vazhdojnë sukseset e yjeve tona në skenën botërore të muzikës.

Bukuroshja shqiptare, Dua Lipa sërish është nominuar në mënyrë të pritshme, por e nominuar është edhe Rita Ora.

Echo Awards publikoi mbrëmjen e kaluar nominimet në të 22 kaegoritë ku janë emrat më të njohur shqiptarë.

Dhe, për herë të parë dy yjet nga Prishtina, Dua Lipa dhe Rita Ora janë nominuar në një jkategori në një ceremoni.

Ato janë nominuar për çmimin “Kunstlerin International” apo “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Rita siguroi nominimet falë këngëve hite “Your Song” dhe “Anywhere”, kurse Dua falë hitit të saj “New Rules” dhe albumit të vet titulluar.

Në po këtë kategori të nominuara janë edhe yjet botërore Taylor Swift, Camila Cabello dhe Pink.

Ndër emrat tjerë të nominuar për këtë ceremoni janë Taylor Sëift, Imagine Dragons, Camila Cabello, Mark Forster, Kraftklub, Alice Merton etj.

Më së shumti nominime në këtë ceremoni ka Ed Sheeran, kurse ai ndiqet nga Luis Fonsi me hitin e tij “Despacito”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme