Dua e veshur si indiane sjell foto nga tempulli i shenjtë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka filluar me publikimin e fotografive që i ka premtuar fansave.

Ajo ka kaluar dy javë në Indi, ndërsa ka treguar se të gjitha fotografitë i ka bërë me aparat fotografik pasi ka dashur të qëndrojë sa më larg telefonit, shkruan Gazeta Express.

Tani Dua ka sjellë disa fotografi ku shihet në veshjen tradicionale indiane, deri sa ka bizituar një tempull të shenjtë.

Artistja thotë se një grua e ka ndihmuar ta veshë si duhet sarin indian, ndërsa duket e mrekullueshme edhe në këtë veshje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme